English

Eleni Pasha humb jetën. Krim brenda familjes

Çdo ditë vdekje. Çdo ditë vrasje. Çfarë po ndodh? A është jeta e njeriut kaq e pavlefshme?
Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në periferi të Tiranës. Vetëm pak minuta më parë në Shkozë është shënuar një krim brenda familjes ,ku gruaja e kësaj shtëpie është qëlluar me armë zjarri.
E plagosura Eleni Pasha nuk ka mundur të mbijetojë plagëve gjatë kohës që po transportohej drejt Spitalit Ushtarak, ku dhe ka ndërruar jetë. Ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa po verifikohen rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.

KOMENTE