Rrjeti social Facebook ka paraqitur dokumentet për shitjen e aksioneve në vlerë prej 5 miliardë dollarësh.
Rrjeti më i madh social në botë, që fillimet e veta i pati në një dhomë konvikti të kolegjit për projektime në Harvard, Mark Zuckerberg pati një popullaritet të nivelit më të lartë brenda 8 viteve.
Analistët kanë parashikuar që Facebook-u ta ketë ofertën më të madhe të teknologjisë në historinë e SHBA-së, e cila do ta kalojë edhe Google Inc. Kjo e fundit shiti 1.9 miliardë dollarë aksione, kur u bë publike në vitin 2004.
Aksionet e facebook nuk pritet të fillojnë tregtimin së paku deri në maj, pasi procesi IPO është finalizuar.