English

Fëmijët nuk duhen gjuajtur kurrë me shuplakë

Prindërit nuk duhet të gjuajnë fëmijët e tyre, sepse ata ndikojnë në sjelljen e tyre në të ardhmen shprehen mjekët specialistë në Britani.
Duke përdorur 'sulm fizik' për të rinjtë disiplina e tyre në të ardhmen do të jetë në rrezik pohojnë specialistët e pediatrisë nga Kolegji Mbretëror.
David Lammy, ish ministër i arsimit, tha se trazirat e verës së kaluar u shkaktuan pjesërisht nga prindërit që përdornin këtë lloj disipline te fëmijët e tyre.
Prindërit duhet të jenë në gjendje të disiplinojnë fëmijët e tyre fizikisht për ti penguar ata nga bashkimi me bandat që i shpie deri në krimet me thikë, ndaj dhe përdorin si mënyrën më të lehtë dhunimet fizike.
Duke bërë thirrje për një kthim në ligjet e Viktorias për disiplinën, Z. Lammy tha se prindërit nuk janë më sovrane në shtëpitë e tyre dhe të jetojnë me frikë se punonjësit socialë do të marrin me vete fëmijët e tyre nëse ata i dënojnë ata.
Por Profesor Terence Stephenson, president i kolegjit, paralajmëron prindërit që gjuajtja është një opsion i lehtë ndaj dhe e bëjnë, por ai sugjeron që prindërit të gjejnë mënyrat më të mira për të vendosur kufij të fortë me fëmijët e tyre, edhe pse nuk është një rrugë e lehtë.

Ai i tha Daily Telegraph: "Fëmijët duhet të pajisen me të njëjtën mbrojtje kundër sulmeve fizike si të rriturit.
Por ligji i ri ndalon çdo forcë fizike që shkakton qoftë dhe skuqje të lëkurës.
Shumë shtete japin statistika lidhur me fëmijët që nga trajtimet e dhunshme fizike kanë mbetur me aftësi të kufizuar ose manifestojnë sjellje mjaft agresive ndaj vetes dhe shoqërisë.

Ne nuk duhet të jemi hipokritë kur këshillojmë që nuk duhet të përdorin dhunë, dhe nga ana tjetër ta përdorim vetë atë.
Politikanë të tjerë kanë shprehur pikëpamjet e tyre, duke përfshirë edhe Kryetarin Boris Johnson në Londër i cili tha se ligji aktual është 'konfuz' dhe se prindërit duhet të lejohen të krijojnë disiplinë.
'Njerëzit do të ndjehen të shqetësuar në lidhje me ushtrimin e disiplinës mbi fëmijët e tyre, nëse ligji do t'i mbështesë ata,' tha ai për radion BBC.
"Unë mendoj se duhet të jetë një konfirmim, se përfitimi i dyshimitë gjithmonë do t'u jepet prindërve në këto çështje dhe ata duhet të shihen si figura natyrore të autoritetit në këtë drejtim."
Ndaj le të bëjmë më të mirën për fëmijët tanë dhe të krijojmë rregulla dhe disiplinë jo përmes dhunës fizike.

KOMENTE