Sipas njoftimeve të bëra 2 ditë më parë disa familje romë ishin strehuar në oborrin e zyrës së Avokatit të popullit, pasi ishin përzënë nga pronari i tokës në të cilën jetonin më parë.
Dhe sot ka erdhur dhe reagimi i bashkisë së Tiranës lidhur me strehimin e përkohshëm të tyre.
Në njoftimin për shtyp theksohej:
“Bashkia e Tiranës po bën gati strehën e përkohshme për 52 personat e komunitetit rom, që kanë mbetur pa strehë dhe brenda ditës së sotme do të realizohet transferimi i tyre, në palestrën e shkollës 1 maji. Bashkia është e ndjeshme ndaj këtyre problemeve dhe ka ngritur grupin e punës që do të merren me trajtimin e familjeve romë.
Nga temperaturat e ulëta, 2 fëmijë romë janë nisur me urgjencë në spital, ndërkohë që Avokati i Popullit dhe ambasada e BE në Shqipëri ndihmuan me ilaçe.