English

Rikthimi në piedestalin e merituar të ngjarjeve historike të lëna në harresë shprehet Berisha

Lidhur me mbledhjen e sotme të Komitetit Ndërministror, Kryeministri Berisha ka theksuar një përshpejtim të punës në lidhje me pregatitjet. Ndërkaq ka vënë në qendër të vëmendjes rikthimin në piedestalin e merituar të ngjarjeve historike të lëna në harresë si rezultat i pikëpamjeve të ndryshme qofshin këto politike apo ideologjike.
Gjithashtu ai u shpreh:
“ Kemi një axhendë të ngjeshur për 100 vjetorin e pavarësisë. Janë konturuar dhe po konturohen grupet dhe nëngrupet e punës, janë vendosur kontaktetet dhe lidhjet me shqiptarët e të gjitha trevave shqiptare si dhe atyre në diasporë. Pavarësia ishte fryt i një punë mbarëkombëtare, i tillë duhet të jetë kremtimi. Vëmendje duhet të tregojmë ndaj ngjarjeve që janë lënë në harresë për kohë të gjatë, për arsye të ndryshme kryesisht politike. Harresa ka mbuluar ngjarje dhe përpjekje të mëdha të trevave shqiptare në ish-Jugosllavi dhe rikthimi i këtyre ngjarjeve të mëdha, vendosja e tyre në piedestalin e merituar duhet të jetë një ndër objektivat më madhorë. Ditë më parë festuam 92-vjetorin e Kongresit të Lushnjës. Ngjarja ishte mrekullia shqiptare dhe shpëtimi i Shqipërisë, por kjo u skajue për faktin se organizatorët e saj regjimi i shpalli armiq. Vendimi i Kongresit ishte mahnitës ashtu si dhe qeveria që doli prej tij. Bëri të mundur që Shqipëria të shfaqej shtet përballë gjitha shteteve. Kjo qeveri ishte përcaktuese për suksesin e luftës së Vlorës. Ndaj është e domosdoshme që kjo të rideminsionohet, të shpallet muze shtëpia ku u mbajt Kongresi i Lushnjës dhe të ngrihet një monument i merituar. Ka dhe ngjarje të tjera, ato që janë lënë për shumë gjatë në harresë do të kenë përparësi. Në këtë vit duhet të evidentohen përpjekjet e shqiptarëve për bashkim kombëtar.Në terësi duhet të përpiqemi të sjellim në podiumin e 100 vjetorit me dinjitet, jashtë trajtesave ideologjike, zhvillimet e mëdha historike. Historinë ne e kemi pasur të vështirë dhe të dhimbshme, do të ishte fatale për ne të lejonim manipulime të reja, do të ishte e pafalshme për ne. Në të gjitha rastet dhe asnjë rast, asnjë komb i qytetëruar nuk kursen atë që quhet tradhëti kombëtare. Një nga arsyet më madhore të këtij 100 -vjetori është nderimi i të gjithë atyre që janë flijuar për vendin dhe këtë flamur. Unë nuk them të mbetet në fushën interpretative por në bazë dokumentash. Duhet të ecim me një shkallë të lartë përgjegjësi në paraqitjen e historisë tonë me një objektivitet të madh. Ka probleme të shumta në historinë tonë.
Nga ana tjetër Ministria e Drejtësisë duhet të mbarojë së rishqyrtuari ligjin për medaljet dhe dekoratat.Ka harresa të mëdha, Konferenca e Pezës është katandisur, nuk i është përmendur asnjëherë emri kryetarit. Të vërtetat duhet të dalin sic janë.” është shprehur Kryeministri i vendit Sali Berisha.

KOMENTE