English

Vdes nga bërja e flokëve extensions. Kujdesni vajza

Atasha Graham, 34 vjeç, u rrëzua në një klub nate ku ishte duke vallëzuar pasi i dashuri i saj ishte DJ.

Atasha kishte bërë extensions që kur ishte në moshën 20 vjeç por nuk kishte patur probleme, pasi zakonisht lënda që përdoret për ngjitjen e flokëve mund të japi alergji brenda 30 minutave apo dhe pak më tepër.
Ajo pasi kishte kërcyer gjithë natën pasi arriti te shtëpia e saj ra menjëherë pa ndjenja.
Në spital ju kryen të gjitha ekzaminimet pasi mendohej se mund të ishte diçka tjetër shkaktari i vdekjes. Por asaj nuk ju gjetën as gjurmë kokaine dhe as alkool në nivel të lartë.

Më pas mjekët pasi kishin patur raste të tjera më parë nga extensions, vendosën që të bënin dhe analizat e perberjes së lëndës ngjitëse.

Mjekët arritën në përfundimin se pas djersitjes së tepërt substancat e lëndës ngjitëse kishin depërtuar në thellësi të trupit të saj përmes lëkurës dhe kishin kaluar në gjak.
Pra pas diskutimeve të gjata me ekspertët patologë u tha se ishte i sigurt shkaku i vdekjes, ajo pësoi shok anafilaktik, pasi niveli i tryptases, rritet në trup kur shkaktohet alergji, dhe në këtë rast ky nivel ishte 178 mikrogramë për litër të gjakut - pra deri në 25 herë më i lartë se shumëa normale të midis dy dhe 14 micrograms për litër.




KOMENTE