English

(VIDEO) 73 viktima në futbollin egjiptian

450

Futbolli duhet ti bashkojë njerëzit dhe jo ti ndajë madje aq më keq të humbasin jetën. Kjo ka ndodhur në futbollin egjiptian ku 73 persona humbëj jetën gjatë një ndeshje midis dy skuadrave vendase Masry dhe al-Ahly në qytetin Port Said.
Tifozët e dy skuadrave janë rivalë historikë dhe thuajse në cdo ndeshje janë problematikë, sidomos grupi ultras i al-Ahly. Dhuna nisi pas rezultatit të ndeshjes ku vendasit e Masry ndodheshin në avantazh 3-1. Tifozët vendas kanë nisur të godasin me sende të forta mbi tifozët dhe lojtarët kundërshtarë dhe i kanë vënë flakën stadiumit. Forcat e sigurisë ndërhynë për të vendosur qetësinë, por reagimi i tifozëve ishte akoma më i dhunshëm duke vrarë edhe disa prej forcave të sigurisë së stadiumit.
Menjëherë, federata egjiptiane anuloi të gjitha ndeshjet e tjera të kampionatit, ndërkohë që parlamenti i sapozgjedhur njoftoi mbajtjen e një seance emergjente ku do të diskutohet dhuna në fjalë dhe të gjitha episode e dhunës nëpër stadiumet egjiptiane, që nuk janë të rralla.

KOMENTE