Kohët e fundit situata në Maqedoni ka qënë jo e mirë lidhur me disa sportistë që para pak kohësh kënduan këngë antishqiptare. Ndërhyrjet nga të gjithë politikanët dhe diplomatët e huaj kanë qenë të pranishme për të larguar gjuhën e urrejtjes, duket se nuk janë dëgjuar nga ata që i kënduan këto këngë apo dhe nga ata që fshihen pas këtyre ngjarjeve.
Dhe sot përsëri, kur të gjithë politikanët në Maqedoni, diplomatët e huaj, organizatat multilaterale, bashkësitë fetare etj., po bëjnë apel për qetësi, ftohje gjakrash në raportet ndërfetare dhe ndëretnike, të rinjtë maqedonas fushatën e tyre dhe gjuhën e urrejtjes kundër shqiptarëve e kanë vazhduar në faqet sociale të internetit.
disa nga vargjet ku ata shprehen:
Kaçakë, leckaxhinjë, bisha të zeza dykokëshe
Po na nxijnë Maqedoninë
As në tokë, as në qiellë për shqiptarët vend nuk ka
Dënoj Zot
Rrufeja ti vras
Asnjë rrënjë e tyre të mos ngelet
Nga palestrat sportive në Beograd dhe Nish këngë me motive anti shqiptare, mesazhe për vdekje dhe shfarrosje të shqiptarëve në Maqedoni mund të gjesh kudo nëpër internet.
Së fundmi është krijuar një kanal tjetër në youtube me parullën “Aushvic për shqiptarët” ku duket një fotografi në të cilën digjet flamuri shqiptar.
Kanali në internet i përmban të gjitha këngët dhe tekstet e tyre që i këndonin tifozët maqedonas kundër shqiptarëve në kampionatin evropian të hendbollit në Serbi.
Gjithashtu këtu janë të shkruara edhe parrullat të cilat së fundmi u gjetën në dyert e xhamisë së Manastirit “Vdekje për shqiptarët”.
Ndryshe, pas një ftese pulike në rrjetin facebook për sot është caktuar protestë kundër shqiptarëve në Manastir, me moton “kundër atyre që i ndezin kishat maqedonase”.
Policia edhe pse ka paralajmëruar se do të intervenojë të pastrohet gjuha e urrejtjes në internet, deri tani nuk ka asnjë veprim të tillë.