English

Përse bëjmë seks në jetën tonë? Arsye të ndryshme

Kemi lexuar shumë artikuj të ndryshëm rreth seksit. Por sa nga ne i bëjmë pyetjen vetes përse bëjmë seks? dhe a kemi marrë përgjigjen e duhur dhe të vetme?
Në një sondazh të bërë më të shumtët u përgjigjën:
“sepse më bën të ndihem mirë”. Megjithatë, nëse e mendon mirë, ka me dhjetëra arsye përse mund të bësh seks.
Njerëz të ndryshëm, në marrëdhënie të ndryshme, në situata të ndryshme dhe në kohë të ndryshme gjatë jetës, bëjnë seks për arsye të ndryshme.
Më poshtë është një listë (pa ndonjë rregull të caktuar) për disa arsye pse njerëzit mund të bëjnë seks. Përdore këtë listë për të kuptuar cilat janë arsye të mira dhe cilat të këqija për të bërë seks.

Pse duhet të bësh seks?

Për të qenë më i saktë me zgjedhjet e tua, përdor një nga këto vlerësime:

1.Kjo nuk mund të jetë kurrë arsye e mirë për të bërë seks.
2.Kjo është një arsye shumë e mirë për të bërë seks.
3.Kjo mund të jetë një arsye e mirë për të bërë seks.

Disa arsye për të bërë seks:
Sepse je i/e dashuruar.
Sepse është pjesë e premtimit tënd.
Për të mbetur shtatzënë.
Sepse ke epsh.
Për t’u ndjerë më i/e ri/e.
Për t’u ndjerë më i/e pjekur.
Për ta bërë partnerin/ren të ndihet më i/e dëshiruar.
Për të bërë spektakël për komshinjtë.
Për të pasur një orgazëm.
Për të hequr tensionin.
Për të ndihmuar gjumin.
Për ta bërë dikë xheloz.
Për tradhti.
Për t’u ndjerë seksi.
Për t’u pajtuar pas një zënke.
Për eksperiencë.
Sa shpesh ndodh që të njihesh me një VIP?
Për t’u ndjerë i fuqishëm.
Për të hequr mërzinë.
Për të provuar pozicione të reja.
Sepse ndodhesh në një vend intrigues.
Për para.
Për të harruar dikë tjetër.
Qëtë kesh çtë bisedosh.
Për kënaqësi fizike.

Seksi bëhet i mrekullueshëm për arsyet që të bëjnë të ndihesh me të vërtetë i plotësuar. Para se ta kuptojnë që seksi është më i mirë kur e bën për arsyet e drejta, disa njerëz bëjnë seks për arsye të gabuara për ta. Nëse mendohesh pak për arsyet që e bëjnë seksin të mirë dhe përpiqesh që seksin ta bësh vetëm në ato raste, ti padyshim që do të jesh shumë më i lumtur me jetën tënde.

Ndërkohë që po mendohesh për arsyet pse duhet të bësh seks, ti duhet gjithashtu të marrësh parasysh sesi ndikon seksi tek ty. P.sh. nëse ti ndihesh i/e zbrazur dhe i/e vetmuar pasi bën seks, atëherë ti nuk duhet të bësh seks për arsye, të cilat nuk përfshijnë të qenit i dashuruar.

KOMENTE