Të gjithë e dimë dhe na bie në sy sa herë që kalojmë apo kur vjen plazhi që e ndiejmë më shumë se çfarë masakre i është bërë plazhit të Durrësit. Por a do të vazhdojë po kështu apo do të ketë një ndryshim?
Zona bregdetare e Plepave deri në Përroin e Agait, në gjirin e Durrësit, është shumë problematike nga ana mjedisore dhe infrastrukturore. Ky është përfundimi i programit të zhvillimi të Kombeve të Bashkuara UNDP, të cilët kanë ndërmarrë një projekt për analizmin e problemeve në këtë zonë. Problematikat konsitojnë në ndotjen e ujit, erozionin bregdetar, prerjen e pyjeve si dhe në zhdukjen e habitateve.
Të njëjtën gjë e pranon edhe ministri i Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi, i cili gjithashtu shprehet se kjo zonë i ka humbur vlerat turistike.
Ky studim, i UNDP ka si qëllim analizimin dhe më pas propozimin e aksioneve, të cilat do të çojnë në rivitalizim të këtij destinacioni turistik, me qëllim rritjen e fluksit të turistëve në këtë zonë.