English

Kush ishte personi që tentoi të hidhej nga vinçi në qendër të Tiranës

Dhe informacionet e fundit lidhur me personin që donte të hidhej nga një lartësi e madhe bëjnë të ditur se personi ishte një ish-polic, emri i të cilit
Xhemal Xhura me origjinë nga Gramshi, i vendosur në Tiranë, dhe që ka kaluar në depresion nervor, si pasojë e një gjendje të rënduar ekonomike në familje.
Xhura kishtevendosur t’i jepte fund jetës së tij, duke u hedhur nga një vinç në afërsi të “Ushtarit të Panjohur” te ndërtesa e re më e larta në Tiranë. Kanë qenë pikërisht kalimtarët e shumtë të cilët kur e kanë parë rreth orës 18:00 kanë lajmëruar policinë.
Policia rrethoi vendin e ngjarjes, në një perimetër të gjërë, duke hamendësuar zonën ku mund të binte Xhura, në rast se do të zbatonte skenarin e tij vdekjeprurës që kishte ndërmend.
Forcat e policisë së Drejtorisë së Tiranës, nuk kanë bërë asnjë përpjekje për të hyrë në bisedë me të duke pritur forcat RENEA të specializuara për ndërhyrje në raste të tilla.
Pasi kanë mbërritur forcat RENEA, negociatori i tyre ka mundur ta bindë ish-policin, për të hequr dorë nga vetëvrasja. Xhura është kthyer mbrapsht nga vinci ku qendronte për një kohë të gjatë dhe ka hequr dorë nga vetëvrasja.
Ai është shoqëruar fillimisht për në spital, për të marrë qetësues mjekësorë për të kaluar krizën nervore që e kishte kapur. Ndërkohë burime të tjera thanë që ai ishte dhe në gjendje të dehur.
Sipas shpjegimeve të tij, papunësia ka qenë shkaku për të cilën kishte vendosur t’i jepte fund jetës.

KOMENTE