English

Ndryshime në kupolën e policisë së kryeqytetit 48 orë pas vrasjeve të fundit

Vrasjet e fundit të ndodhura në Tiranë brenda 24 orëve kanë bërë që të ketë dhe ndryshime në struktura e policisë së shtetit.
Drejtori i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj ka firmosur në mesditë largimin nga detyra e Drejtorit të qarkut, të Saimir Muçës dhe emërimin në vend të tij të drejtorit të Korçës, Bernard Çaushaj. Vala e ndryshimeve ka përfshirë edhe postin e dy nëndrejtorëve ku Dorian Muça dhe Gjergji Jorgo i kanë lënë vendin Arjan Kurtajt dhe Gazmend Hamitit. Jorgo e Muça janë emëruar në drejtorinë e Përgjithshme, ndërsa Saimir Muça është emëruar në Akademinë e Policisë. Emërimi i Çaushajt në krye të Policisë së Tiranës ka lindur nevojën e zëvëndësimit të tij në Korçë, ku është emëruar Ylli Metko. Ndryshime ka pësuar edhe drejtoria e policisë së Vlorës ku në postin me të lartë drejtues të saj është emëruar Drejtori i Luftës kundër Pastrimit dhe Trafikimit të Parave në Policinë e Shtetit, Artan Cuku një prej oficerëve më aktivë në strukturat drejtuese të bluve shqiptarë. Ndryshime ka pasur edhe në drejtorinë e Dibrës, ku është emëruar drejtori i Forcave Speciale Shemsi Premçi duke zëvëndësuar Arjan Hasanaj që ka mbajtur deri tani këtë detyrë.Ndryshime pritet të ketë edhe në struktura të tjera policore, kryesisht në Drejtoritë e rretheve.

KOMENTE