English

Prostituta në Shkozet u bënte shantazh klientëve

Mungesa e parave për t’iu përgjigjur shantazhit ka zbardhur një skemë fitimi, të patrajtuar deri më sot nga autoritetet policore dhe ato hetimore në Durrës.

Detyrimi monetar madje është arritur të fiksohet dhe në një dokument ligjor. Në kërkim të fitimit një grua e divorcuar me banim në Shkozet të Durrësit në bashkëpunim me një 39-vjecar nga Kukesi ushtronin shantazh ndaj klientëve seksuale.

Në këmbim të heshtjes së mbështetur në materiale fotografike të dy kërkonin nga klienti një shumë të konsiderueshme parash.

Ky skenar i denjë për filma është mbyllur me arrestimin në flagrancë të gruas 48-vjecare dhe 39-vjecarit nga Kukësi Teki Syla.

Klientët përzgjidheshin kryesisht burra familjarë, të cilët do të bënin cmos për të mos cënuar marrëdhëniet familjare.

Viktima e fundit e dy bashkëpunëtorëve ka qenë një burrë i moshuar, 70 vjec nga Kosova me banim në Kavajë. Arrestimi i tyre u bë në lagjen 17 të Durrësit, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shtrënguar me anë të kanosjes duke i kërkuar një shumë prej 15.000 eurosh 70 vjecarit, i cili pas kryerjes së marrëdhënieve me gruan nga Durrësi, është përballur me kërkesën befasuese:

“Na sill 15 mijë euro, në të kundërt të gjitha fotot do t’u dërgohen familjarëve!”.

I moshuari u ka thënë se nuk ka para, po ata nuk janë sprapsur, duke e fiksuar borxhin në një akt noterial, ndërkohë që i moshuari kishte kërkuar ndihmën e policisë më parë.

Ky nuk ka qenë rasti i vetëm i veprimtarisë së paligjshme të këtij çifti mbi të cilin rëndon akuza e konsumimit të veprës penale të shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie në bashkëpunim.

Ndërkohe policia deklaron se po hetohet për zbardhjen e rasteve të tjera.
(top channel)

KOMENTE