English

Xhemal Xhura tenton të hidhet nga vinçi në qendër të Tiranës

Rreth një orë më parë një person i panjohur është ngjitur në ndërtesën më të lartë në qendër të Tiranës dhe kërcënon se do të hidhet nga vinçi që është i vendosur atje. Nuk dihet se kush është dhe për çfarë është detyruar të marrë atë vendim që të hidhej nga ajo lartësi gjigante. Forca të policisë ishin mbledhur rreth pallatit duke u përpjekur për të komunikuar me të dhe ta bindin që të zbresë poshtë. Ai dukej me sy të lirë lëvizjet që ai bënte herë pas here hapte krahët dhe dukej se komunikonte me dikë për problemin që kishte.
Më në fund rreth pas një ore e 30 min ai është bindur që të kthehej përsëri dhe pasi u ndodh në katin e 30-të të pallatit është në dorën e forcave të reneas, ndërkohë që ata ishin bërë gati për ndërhyrjen në raste mosbindjeje.

Shumë qytetarë kishin ndaluar për të parë këtë ngjarje me të vërtetë të tmerrshme që për fat të mirë përfundoi pozitivisht. Më pas personi është marrë nga policia e Tiranës dhe është shoqëruar në zyrat e policisë, për të marrë vesh dhe shkaqet që çuan në këtë vendim. Emri i tij është Xhemal Xhura i cili ka problem me pronat, është i vetmi informacion që u morr nga policia.

KOMENTE