English

A ka dobi dhurimi i gjakut për atë që e jep?

Në ditët e sotme gjaku konsiderohet si ilaç në “botn spitalore”,si ilaç themeltar i cili nuk ka analog. Nje kirurg nuk mund të futet në operacione nëse nuk ka rezerva gjaku, një hematolog nuk mund ti ndihmojë pacientët e vet nëse nuk ka rezerva të mjaftueshme. Sa per ta konkretizuar çështjen mund të japim shembull anemitë e rënda si Sindroma Mielodsplastike, Leuçemite, aneminë Aplastike…etj. Ku pacienti ka të nevojshme të marrë gjak një hereë në 2 javë.
Për të përballuar këto nevoja si burim i vetem mbetet qenia njërezore. Është e nevojshme dhe e këshillueshme që çdo qytetar të dhuroje gjak vullnetarisht 1 ose 2 herë në vit. Fitimiet e këtij veprimi janë të dyanshme, sjell dobi si për dhuruesin dhe për pacientin i cili e ka të domosdoshme.
Shpesh herë shoqata të ndryshme bëjnë fushata për të motivuar civilët të dhurojnë gjak dhe gjithmonë theksojnë anën humane të ketij veprimi. Por, është për tu habitur se përse nuk i motivojnë civilet duke permendur dobitë që i sjell dhurimi i gjakut donorit? Megjithese jetojmë në shekullin e 21, shkencëtarët nuk kanë kryer kërkime serioze mbi kete çështje. Megjithatë ekzistojnë disa hipoteza ku thuhet se dhurimi i gjakut stimulon prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut, pengon akumulimin e hekurit në trup dhe mund te uli rrezikun e semundjeve të zemres, sidomos tek personat qe vuajne nga semundja e hemokromatozis.
Disa studime kan bërë të ditur se ataket në zemer dhe semundjet e tjera të zemrës janë vërejtur më pak tek personat që kanë dhënë gjak në krahasim me ata që s'kanë dhëne fare. Dy studime të kryera nga Universiteti i Kansas’it dhe Universiteti i Kuopios në Finlandë, vërtetojnë se duke dhëne gjak burrat (mbi 40 vjeç) dhe gratë pas menopauzes, lehtesojne trupin e tyre nga masa e lartë e hekurit i cili mendohet se kontribon në sëmundjet e zemres duke nxitur kolesterolen LDL të përshpejtojë proçesin e arteriosklerozes. Dhurimi i një unite gjak largon 250mg nga rezervat e hekurit në trup. Tek dhuruesit që nuk pinë duhan është verejtur një ulje rreth 30% në sëmundjet e zemrës. Rritja e kolesterolit LDL në gjak ndikon negativisht në muret e damareve duke u bere edhe shkas për përshpejtimin e arteriosklerozëst, gjithashtu mendohet se dëmtimi mund të preke edhe damaret në pjesët e tjera të trupit si syri, truri etj.
Ne raste të veçanta lëshimi jashtë vene i gjakut përdoret edhe si kurë për sëmundje të ndryshme nën vëzhgimin e mjekut.

“Flebotomia si kurim duhet të këshillohet nga mjeku dhe njëkohësisht të aprovohet nga doktori i bankës së gjakut. Receta duhet të përmbajë masën e gjakut që duhet të hiqet, frekuencen dhe masën e hematokritit që i duhet dhënë pacientit pas lëshimit të gjakut. Gjaku i pacientit nuk duhet përdorur për transfuzion allogjenik për shkak të gjendjes shëndetsore të pacientit.

KOMENTE