84- vjecari Gaqo Dumka është ndarë nga jeta në spitalin e burgut të Tiranës
për shkak të moshës dhe problemeve të tij me zemrën.
Gaqo Dumka ishte në qelitë e burgut pasi u akuzua për vrasjen e Liljana Arapit, 42 vjeç, lindur dhe banuese në qytetin e Bilishtit me të cilën kishte disa vite që bashkëjetonte në qytetin e Korçës në një ndërtesë të marrë me qera.
Ai gjatë kohës së qëndrimit në spitalin e burgut përsëriste emrat e fëmijëve të tij pasi ndihej i braktisur pas ngjarjes së gushtit 2011 edhe pse ai gjatë kohës së hetimeve kishte nxjerrë dyshime se nuk e kishte bërë ai vrasjen.