Rusia dhe Kina i kanë dorëzuar qeverisë së Sirisë një "licencë për të vrarë", thonë aktivistët e opozitës, pasi të dy vendet vunë veton e një rezolute të OKB-së.
Këshilli Kombëtar Sirian, një grup ombrellë i opozitës, i kërkoi Moskës dhe Pekini të ndryshojnë mendjet e tyre.
Vetoja ka shkaktuar zemërimin në mesin e diplomatëve perëndimorë. Aktivistët më parë sulmuan ambasadat siriane në të gjithë botën.
Në Siri, dhjetëra u raportuan të vrarë të shtunën, në një nga ditët më të përgjakshme të protestave që e kanë fillimin marsin e kaluar.
Grupet rebele dhe aktivistë të opozitës, thanë se regjimi nisi një sulm mbi qytetin e Homs natën e së premtes duke përdorur solucione vdekjeprurëse dhe tanke që bombardonin zonat civile.
Një grup i opozitës tha se kishte konfirmuar 62 vdekje në Homs, ndërsa organizatat e tjera u shprehën se vdekjet ishin më shumë se 200.
Në një deklaratë të SHBA-së thuhej se, Këshilli Kombëtar sirian dënoi Moskën dhe Pekinin për pengimin e kalimit të projekt-rezolutës. SNC mban një përgjegjsi të madhe për këtë situatë të shkaktuar për regjimin sirian.
E dërguara amerikane nga OKB-ja ishte shprehur në Twitter se ishte e lodhur dhe se Rusia e Kina do të kenë gjak në duart e tyre.
Sekretari i Jashtëm William Hague u shpreh se këto 2 vende po bëjnë një gabim të madh duke i kthyer shpinën botës arabe.
Por, Zëvendës Ministri i Jashtëm i Rusisë Genadi Gatilov mbrojti qëndrimin e Moskës, duke u shprehur: "Autorët e projekt-rezolutës Siriane, për fat të keq, nuk duan që të ndërmarrin një përpjekje shtesë dhe të vijnë në një konsensus"
Siria ka qenë e mbërthyer nga protesta në mbarë vendin kundër qeverisë sëPresidentit Bashar al-Assad, për gati një vit.
Grupet e opozitës thonë se më shumë se 7,000 civilë kanë vdekur në luftë.
Qeveria thotë se mijëra nga personeli i sigurisë janë vrarë në një konflikt me bandat e armatosura dhe terroristëve.