Shumica e fëmijëve nuk pëlqejnë të hanë fruta dhe zarzavate. Dhe kështu fillon lufta e ushqyerjes në rast se keni gatuar një gjellë me zarzavate. Po sikur ne t’ju tregojmë një rrugë më të thjeshtë të mësimit të fëmijëve me fruta dhe zarzavate?
Specialistët mendojnë se ushqyerja e fëmijës me zarzavate dhe fruta nuk duhet shndërruar në një luftë për nënën dhe nuk duhet krijuar asnjëherë një ambient kërcënues në tavolinë. Ja disa rrugë të cilat ndikojnë pozitivisht në njohjen e prezantimin e fëmijëve me frutat dhe zarzavatet.
Mësojeni fëmijën me kuzhinën: merreni me vete fëmijën kur shkoni të blini zarzavate në pazar, dyqan apo market. Pasi të ktheheni në shtëpi lajini bashkë zarzavatet, pastrojini dhe ndajini. Tregojini atyre se si do t’i gatuani. Lëreni të nuhasë aromën e tyre dhe t’i ndjejë duke i prekur. Në këtë mënyrë fëmija do të dëshirojë të hajë zarzavatet e gatuara nga vetë ai.
Shërbejini zarzavatet me gjellën që pëlqen: nëse fëmijës i pëlqen stili fastfood atëherë mund të provoni të shtoni ndonjë zarzavate në të. P.sh disa fëmijë nuk pëlqejnë picat e përziera, ndërsa disa të tjerë pëlqejnë të provojnë gjëra të reja. Përcaktoni disa ditë të veçanta dhe përgatisni për fëmijën një tas me zarzavate. Të njëjtën gjë bëjeni dhe për vete, familjarisht uluni dhe hani zarzavatet me duar. Fëmijët edhe do të zbaviten edhe do të njihen me shije të reja.
Punoni me zarzavatet: ju mund t’i prisni zarzavatet dhe të bëni fytyra të vogla me to. Brokolin mund ta bëni si pemë ndërsa lulelakrën trurin e njeriut. Kështu zarzavatet nuk do të jenë më aq të frikshme. Nëse zarzavatet ia shërbeni në përmasa të vockla fëmijët do të kënaqen.
Vendosni një pjatë me zarzavate pranë gjellës që njeh: pranë pjatës me gjellën e njohur vendosni dhe një pjatë me zarzavate. Shtoni vetëm një here një zarzavate dhe nxiteni fëmijën të provojë shije të reja.
Mos hiqni dorë: mos hiqni dorë menjëherë nëse fëmija juaj nuk e ha brokolin apo spinaqin megjithëse jeni përpjekur shumë. Bashkë me rritjen e fëmijës ndryshon dhe ndjesia e shijes. Një ditë fëmijës mund t’i pëlqejë ai zarzavat të cilin nuk ka dashur ta fusë në gojë shumë herë me radhë.
Përfitoni nga shokët e tij: a ka fëmija juaj një shok që nuk dallon ushqimet? Nëse ka atëherë ftojeni në shtëpi dhe servirini gjellë me zarzavate. Presioni i shokut mund t’ju hyjë në punë dhe fëmija juaj mund të fillojë të provojë gjellë të reja.
Skuqini zarzavatet: ndonjëherë fëmijët nuk i pëlqejnë zarzavatet sepse janë të forta ose janë si qull. Provoni t’ia skuqni për t’i bërë më të shijshme. Skuqja ashtu siç ndodh tek patatet e skuqura zbut zarzavaten dhe e bën atë më të shijshëme.
Në çdo vend zarzavate: vendosini zarzavatet e prerë në formën e dëshiruar nga fëmijët në një vend ku mund ta arrijnë shpejt në rast se i merr uria. Prisni brokoli, karotë ose mollë. Fëmijët le të marrin nga zarzavatet e prera enkas për ta ndërkohë që ju përgatisni darken.
Bëhuni shembull: në fillim ju duhet t’i hani vetë zarzavatet në mënyrë që fëmija t’ju shohë, të marrë shembull nga ju dhe të fillojë t’i hajë vetë. Nëse juve nuk ju pëlqejnë zarzavatet atëherë gjyshja apo gjyshërit mund të merren me këtë punë. Sepse fëmijët dëgjojnë më shumë gjyshërit apo njerëzit e tjerë sesa prindërit