English

Ulen investimet e huaja direkte, në Shqipëri

Instituti i Studimeve Ekonomike të Vjenës, ka bërë të ditur se fluksi i investimeve të huaja direkte në Shqipëri ka rënë të paktën që nga viti 2008, atëherë kur filloi të konturohej edhe kriza ndërkombëtare. Fatmirësisht në 2010 vendi pati rritje të fluksit të kapitalit të huja, por rezulati më pas ishte i dobët duke zbritur në 650 milionë euro.

466
E parë në këndvështrimin rajonal, vendi i parë që po njeh rritje të investimeve të huaja direkte mbetet Serbia e cila edhe pse e vendosur nën regjimin e FMN-së për shkak të përkeqësimit të stabilitetit të saj fianciar ka mundur të tërheqë investitorë të huaj. Shqipëria në rajon renditet mes vendit të dytë dhe të tretë me konkurrenten më të drejtpërdrejtë, Malin e zi.
Tërheqja e kapitalit të huaj për Shqipërinë ka qenë përherë një sfidë, por në kontekstin e krizës ndërkombëtare ajo mbetet një masë emergjente. Në raportin e fundit të Bankës Botërore të quajtur prospekti global, mes 30 vendeve në zhvillim nga e gjithë bota, Shqipëria renditet e treta si më e rrezikuar nga ngërçi i financimeve. Banka vëren se këtë vit nevoja për financime nga jashtë për Shqipërinë do të rriten në 21.3 përqind të prodhimit të përgjithshëm kombëtar.
Kjo gjendje e Shqipërisë e bën bankën të arrijë në konkluzione dramatike duke parashikuar edhe mbyllje të bizneseve vendase.

KOMENTE