10 vjeçarja që tronditi botën e shkencës, Clara Lazen ka zbuluar molekuln e re.
Ajo është vetëm 10 vjeç dhe sapo kishte marrë mësimet e para mbi molekulat dhe ndërtimin e atomit, kur në një punë të pavarur të ndihmuar dhe nga profesori i saj ajo ka krijuar një molekulë të re dhe pasi ja tregoi profesorit ajo ja shpjegonte se në këtë mënyrë ashtu si ajo e kishte ndërtuar duke u përshtatur së bashku, ashtu qëndronte dhe më mirë.
Profesori i lumtur po dhe i habitur kërkoi ndihmën e një mikut dhe profesor i kimisë për ti treguar atë që vajza kishte krijuar.
Pa dyshim, pas përfundimit të një analize kompjuterike mbi formimin e saj, profesor Universiteti, Dr Robert Zoellner u kthye përsëri dhe të dy pranuan që kjo dukej e vërtetë por e padëgjuar më parë.
Dhe sot molekula e Clarës është botuar në një nga gazetat shkencore prestigjoze të kimisë.
Profesori Dr Zoellner për Fox4 u shpreh: "kurrë nuk kemi patur partneritet me një nxënës të shkollës së mesme, dhe jo më me një 10 apo 11 vjeçare, nxënëse. Kurrë nuk ka ndodhur më parë"
Ajo që mbetet për t'u parë tani janë testet, pas zbulimit të saj të mundshëm.
A mund të sintetizohen nga inxhinierët kimike?
Dr Zoellner thotë se ai është duke punuar për të bashkëpunuar me një universitet të madh shkencor për të filluar eksperimentet dhe për të gjetur atë në natyrë nëse ekziston dhe se për çfarë shërben dhe nëse po për ku do të përdoret.
Megjithatë deri këtu kemi të bëjme me diçka të re dhe të padëgjuar më parë.
Clara ka marrë shpërblim për molekulën, të cilin e ka ndarë me mësuesin e saj. dhe i ka ndarë me mësuesin e saj lekët.