Një studim i kohëve të fundit nga Cancer Research Britanisë së Madhe deklaroi se alkooli shkakton 12.500 raste të kancerit në vit, duke përfshirë edhe ato që ndikojnë në zorrë, gji, goja dhe fyt.
Shprehja që e dimë të gjithë "gjella me kripë e kripa me karar" është mëse e saktë por duhet zbatuar.
Sëmundje të ndryshme shkaktohen nga alkooli i tepërt dhe studimet e fundit tregojnë që nuk duhet të konsumojmë më shumë se sa duhet për arsye se alkooli shkakton lloje të ndryshme të kancerit.
Madje ata shprehen se nëse do të pijmë 3 gota të mëdha me verë rrisim shancet për kancer të gojës apo të fytit.
Ndaj mirë do të ishte që femrat të mos i kalonin më shumë se 2 gota me verë në ditë dhe për burrat 3-4 gota.
Ekspertët thonë se një e pesta e të rriturve rregullisht konsumojnë më shumë se kufijtë gjatë ditës. Pra 175 ml mund të pranohen të pihen në një ditë.