Janë vrarë 25 persona dhe plagosur 150 të tjerë nga sulmi i forcave të sigurisë së Sirisë ndërrmarë mbi qytetin Homs.
Sulmet ndaj këtij qyteti vazhdojnë që prej ditës së premte ku mbetën të vrarë 200 persona.
Aktivistët thonë se edhe Zabadani, një qytet në veriperëndim të Damaskut, është përfshirë nga luftimet.
"Ajo që po ndodh është e tmerrshme, kjo është përtej besimit," tha Omar Shaker, një aktivist në Homs. Armë zjarri dhe shpërthime mund të dëgjohen në sfond.
ka një numër të madh të dëshmorëve. Është hera e parë që ne po marrim sulme me këtë lloj intesiteti" tha ai.
Shaker tha se aktivistët kishin transportuar të plagosurit për te xhamitë e qytetit.
"Nuk ka asnjë vend të sigurt për strehim, tha ai. "Ne jemi duke marrë vetëm medikamente për rastet e rënda, nuk dimë si do të bëhet nëse gjendja vazhdon kështu me këtë intesitet sulmi" shprehte aktivisti Shaker.
Protestat e nisura që nga marsi i vitit të kaluar kanë si qëllim rrëzimin e regjimit të presidentit Bashar al-Asad dhe si rezultat kanë mbetur mijëra të vrarë.