English

Treni i linjës Beograd-Stamboll del nga shinat

Sot rreth orës 2 e 30 minuta të pasdites, treni ndërkombëtar i udhëtarëve i linjës Beograd - Stamboll doli nga shinat pasi rruga e tij u ndërpre nga një ortek bore.

Ngjarja ndodhi në afërsi të Svilengradit të Bullgarisë po për fat të mirë asnjë nga udhëtarët nuk u lëndua.

Irena Uzunova, Guvernatorja e rajonit Haskovo, deklaroi se në tren punon ngrohja dhe udhëtarët kanë refuzuar të transportohen në vendbanimin e afërt.

Pritet që shumë shpejt në vendngjarje të arrijë krani dhe ta kthejë trenin në shina, ka lajmëruar BTA.

KOMENTE