English

Zogjtë e dëborës pushtojnë Amerikën kontinentale. Shkencëtarët habiten (FOTO)

Një fenomen i pazakontë është shfqur këtë vit në Amerikë lidhur me shpendët fluturues dhe kafshët e tjera që jetojnë në skajet veriorë të Amerikës.

Turma të mëdha zogjsh dhe kafshësh të ndryshme që nuk ishin parë më parë, janë parë dhe nga banorët e zonave ku kanë shkuar këto kafshë dhe shpendë.

Ata janë quajtur zogjtë e dëborës pasi dhe pamja e tyre është e tillë, duke lënë të kuptosh se janë shpendë që vijnë nga zonat më veriore të Amerikës që janë të mbuluara pothuajse gjithë vitin me borë.

Por ajo që ka habitur shkencëtarët është masiviteti i tyre, pasi vitet më parë ishin parë ndonjë ashtu si një buf dëbore në Hwaii, por jo në këtë mënyrë.

Ata mendojnë që problemi qëndron në ndryshimet klimatike dhe ata janë të detyruar të gjejnë ushqimin e tyre duke fluturuar më në brendësi ku ka më pak dëborë.
Krijesat janë të ndryshme madje dhe nga at që kanë këmbë shumë të gjata.

KOMENTE