English

Aspirina nuk shkakton ulçer në stomak shprehen mjekët

Shumë njerëz nuk janë në gjendje të marin aspirinën edhe pse ajo është këshilluar se është mjaft e mirë nëse merret në doza të ulta. Ajo ndihmon në mosmpiksjen e gjakut dhe duke rregulluar rrahjet e zemrës që disa herë bëhen të ç'rregullta.

Por shumë persona mendojnë se ajo shkakton ulçerën në stomak. Në të vërtetë nuk është ajo shkaktari i ulçerës dhe dhimbjeve në stomak.

Tani studiuesit nga Universiteti i Nottingham besojnë se bakteri Helicobacter pylori (H. pylori), mund të jetë përgjegjës për ulçerën - dhe se aspirina thjesht e përkeqëson atë.
Shkencëtarët mendojnë se nëse çdo person do të trajtohej për të eleminuar këtë bekter atëherë shumë njerëz do të përdornin aspirinën, duke reduktuar rrezikun e sulmit në zemër dhe infarkti.

Shkencëtarët kanë identifikuar se cili është shkaku i vërtetë i gjakderdhjes në stomak lidhur me aspirinën.
Një në katër njerëz është i infektuar me H.pylori në një pikë, dhe pse shumë njerëz nuk tregojnë simptoma, mendohet të jetë shkaku kryesor i ulçerës në stomak: rreth tre në 20 njerëz të infektuar kanë zhvilluar një ulçerë në stomak.
Dr Jonathan Lyne, një kardiolog konsulent në Spitalin Mater privat në Dublin, tha: "Aspirina është një gur themeli i trajtimit në pothuajse të gjithë pacientët me sëmundje vaskulare".

Gjithashtu ushqimet e pasura me magnez janë mbrojtje nga ataket e zemrës. Ato janë si perimet jeshile, fasulet dhe arrat.

KOMENTE