Tirana është tronditur përsëri. Rreth orës 10 të mbrëmjes së sotme në lagjen Kombinat të Tiranës një makinë e dyshuar se është e mbushur me eksploziv, pranë shkollës 8-vjeçare, është rrethuar nga policia për të verifikuar situatë.
Në vendngjarje janë thirrur njësia anti-eksploziv për të verifikuar ngarkesën në makinën "Benz" me targa gjermane, ku janë gjetur 400 gr tritol, sasi e cila është mundur të çaktivizohet prej tyre.
Burimet e informacionit nga policia bëjnë të ditur se ka patur konflikt mes dy ortakëve dhe dyshohet se njëri i ka vendosur tritol tjetrit, por ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.