English

Papunësia, Rama: Berisha gënjen (VIDEO)

Nga mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kreu i opozitës Edi Rama ka akuzuar kryeministrin Sali Berisha se është duke gënjyer shqiptarët me shifrat që jep për punësimin.

474

"Të dhënat e bankës përfshijnë 10 vjet, nga viti 2000 në vitin 2010. Është e datës 3 shkurt, pra e vetëm pak ditëve më parë. Rritja e forcave të punës dhe rënia e numrit të të punësuarve në 10 vjet është dramatike. Kryeministri nuk rresht së akuzuari opozitën si gënjeshtare, sepse prej vitit të shkuar ne themi se në Shqipëri ka 1 milionë të papunë. Le ta shohin të gjithë shqiptarët tabelën e të dhënave nga Banka e Shqipërisë ku del qartë si drita e diellit se kush gënjen. Gënjen opozita që thotë se të papunët në Shqipëri kanë arritur në 1 milionë, apo gënjen kryeministri që flet për rritje të punësimit dhe për opozitën, që sipas tij gënjeka 1 milionë herë", është shprehur Rama

Tabela e mëposhtme që Rama i referohet shifrave që flet i përket statistikave të bëra nga banka e Shqipërisë në 3 shkurt.

Popullsia në moshë pune Të punësuar Diferenca
2000 1,939,000 1,068,000 871,000
2001 1,773,000 919,810 853,190
2002 1,767,000 920,140 846,860
2003 1,826,000 926,000 900,000
2004 1,850,000 931,200 918,800
2005 2,003,000 932,100 1,070,900
2006 1,917,000 935,000 982,000
2007 2,101,000 939,000 1,162,000
2008 2,126,000 974,000 1,152,000
2009 2,146,000 899,000 1,247,000
2010 2,166,000 917,000 1,249,000

KOMENTE