Një prej shtëpive më të rralla në botë, një banesë në Kornuell, Britani e Madhe, është nxjerrë në shitje për një milion stërlina.
Më parë ajo ishte nxjerrë për 4 mijë stërlina por pronarët e saj këtë vit kanë ulur pretendimet pasi çifti që jeton atje duke qënë në një moshë të madhe nuk mund të jetojnë dot atje ndaj vendosën shitjen e shtëpisë që është me të vërtetë një mrekulli. Ajo lidhet nga një urë 30 metra e gjatë me pjesën tjetër të tokës dhe po aq e lartë, vila mund të duket perfekte për skenarë të filmave me spiunazh.
Tre dhoma, ambiente të mëdha të brendshme dhe një kopësht të lulëzuar, deri në buzët e shkëmbit të thepisur, shtëpia u ndërtua nga një tregtar i pasur në vitet 1930, por në pak vjet, uji fitoi terren, duke rrethuar shkëmbin e detyruar ndërtimin e një ure.
Banesa është e veçantë për faktin se ofron një pamje të mrekullueshme mbi bregdetin dhe është e rrahur nga dielli në çdo kënd, në çdo moment të ditës.