Gjykata e Tiranës ka marrë vendimin gjatë ditës së sotme për shtyrje të afatit të paraburgimit dhe me tre muaj të tjerë për ish-gardistin Llupo, edhe me tre muaj të tjerë konkretisht deri me 8 maj të 2012-tës.
Gjykata morri këtë vendim pas një kërkesë të bërë nga Prokuroria për shkak të hetimeve.
Agim Llupo akuzohet për vrasjen e Ziver Veizit në hyrje të Kryeministrisë, në ngjarjen e 21 janarit 2011. Ishte vetë ekspertiza që provoi se viktima ishte qëlluar me armën MP-5 që mbante Agim Llupo më 21 janar.