Forcat e policisë të Fierit kanë bërë të mundur arrestimin e dy shtetasve italianë.
Drejtori i policisë së Fierit Mërgim Hoxha ka deklaruar në një konferencë për shtyp se gjatë operacionit të koduar “Fortuna” janë arrestuar dy shtetasit italianë Giuseppe Margiotta 33 vjeç dhe Franco Gallucci 31 vjeç të cilët akuzohen për një sërë grabitjesh në qarkun e Fierit.
Sipas policisë shtetasit italianë dyshohen të kenë kryer një sërë grabitjesh në qytetin e Fierit, të Ballshit dhe në Lushnjë ku kanë vjedhur me forcë një person.