English

(FOTO fantastike) Skulptura rëre të jashtëzakonshme të krijuara nga gaforret

Ato mund të jenë vepra të një artisti super të talentuar dhe që ka shpenzuar kohë për realizimin e tyre.
Por këto skulptura spektakolare në fakt janë krijuar nga dhjetra gaforre të vogla që jetojnë në ujrat e detit duke hapurkëta lloj tunelesh në rërë.
Modelet e ndërlikuar formohen kur ato shtyjnë nga 2 ose 3 topa rërë në sipërfaqe në një kohë, duke realizuar këto pamje nëpërmjet një marrëveshje të heshtur që vendosin ndërmjet tyre.

Fotografi Alexander Yurusov, 43 vjeç, zbuloi ndërtimin e këtyre topave në rërë dhe më pas i kthenin si lule përgjatë Nexus Karambunai plazhit në Sabah, Malajzia, në janar.
Ai tha: "ato shtynin topat e rërës duke formuar këto forma të jashtëzakonshme"


Kur vala e detit i prishte ato fillonin përsëri të ndërtonin të nesërmen kur batica ishte e ulët.

Ai shtoi: "Nëse shikoni nga afër, ju mund të shihni topa thuajse të përkryer sferike si të projektuara nga inxhinierët. Ato janë të përpiktë në metodën e tyre. "
Kur ato ndërrojnë puplat, hermit crabs(gaforret) gërmojnë në rërë për privatësinë dhe mbrojtjen nga elementet.
Gjatë procesit, e cila zakonisht ndodh afërsisht çdo 18 muaj për një gaforre vetmitare, ajo gjithashtu do të ri-rrite çdo gjymtyrë që ajo e ka humbur.

Ato fillojnë me mbledhjen e rërës dhe shpejt analizojnë atë në kërkim të ushqimit mikroskopike para se ta hedhin në anën tjetër pas këmbëve të tyre, që padashur krijojnë ato forma mahnitëse.


Read more: http://www.dailymail.co.uk/news/article-2097818/Hermit-crab-creates-spectacular-sand-ball-galaxies-Malaysian-beach.html#ixzz1lnhKR3F1

KOMENTE