Vlerat ushqyese të Vajit dhe fryteve të Lajthisë. Lajthia është një ushqyes shumë i rëndësishëm për organizmin dhe e mbron atë nga sëmundjet. Përmban;
Vit. A, B1, B2, B3, B5, B6, B9, E, Biotine, Acid folik, Acid oleic, Acid linoleik, Zink, Kalcium, Magnez, Hekur, Kalium, Potassium, Proteina, Karbohidrate, beta-sitosterol, vitamina e minerale esenciale, Sidomos Vit E e cila dihet për vetitë e saj Rinuese, e të gjitha këto i japin lajthisë një vend shumë të rëndësishëm në mbrojtjen e organizmit. Teë konsumosh vetëm 25-30 gr në ditë është e mjaftueshme për të marre VITAMINEN E dhe një mënyrë shumë e mirë në mbrojtjen e sëmundjeve të zemres dhe kancerit. Vaji i prodhuar nga lajthia, është i shkëlqyer nëse është i Prodhuar me Sistemin e Ftohtë (siç e kemi ne). Ky vaj i cili ka ngjyrë të verdhë nëse përzihet me ndonjë vaj esencial jep një aromë të mrekullueshme. Luan një rol shumë të rëndësishëm në zhivillimin e organizmit, zhivllimin mendor, muskular dhe kockor (sidomos për femijët që janë në rritje e siper). I pajisur me kaq shumë vlera ushqyese, mund të përdoret për sallata, ëmbëlsira, sallatë frutash, si aromatizues etj.
Përdorimi në estetikë: Vaji i lajthisë përdoret për masazhe të fytyres dhe trupit, aromaterapi dhe relaksues perfekt. Ushqen në thellësi Lëkurën, e rinon, i jep freski dhe shkëlqim lekurave të lodhura dhe të keqtrajtuara. Falë të gjithave vitaminave që përmban e rigjeneron dhe e ëmëblson pamjen e saj. Çfarëdo lloj lëkure që të keni, ajo mund të perdoret për kujdesin ndaj saj ne çdo kohë.
Vaji i lajthise vepron si emolient dhe zbutës, yndyrnat e pangopura dhe acidi linoleik e ndihmojnë atë të zbusi lëkurën në thellësi. Pra, ky është shumë i përdorur sidomos në hidratimin e lëkurave të thata, ndërsa lëkurat me yndyrë i ndihmon në stabilizmin e saj. Ky përthithet shumë kollaj dhe lehtë nga lëkura. Nuk ka efekte anësore dhe përdoret në shumë produkte kozmetike. Ka veti antibakteriale (fale se ciles ndihmon ne pakesimin dhe parandalimin e akneve) dhe ka veti shtrënguese (tonifikuese) për lëkuren dhe ndihmon në mbylljen e poreve. Vetitë e shëndetshme rinuese qe ka, e bëjnë perfekte për masazhe fytyre dhe trupi.
Shumë i përdorur n Aromaterapi, të jep nje experiencë fantastike, qetësuese, rigjneruese , cliruese stresit mendor dhe fizik te dhuron nje dite clodhese dhe te kendshme. Pervecse cliron nervat e acaruara, masazhi i rregullt me kete vaj ndihmon edhe ne forcmin e kapilareve te lekures.E pra, nese po keroni dicka perfekte per veten ja ku e keni, nje vaj fantastic 100% Natyral dhe te fresket i cili nuk le ndjesine e yndyres
Vaji i lajthise perdoret edhe si mbrojtes diellor, bllokon rrezet e demshme te tij. Per nje efekt sa me te mire ai mund te perzihet me vaj Suzami i cili kemi thene qe permban SPF Nayrale, ose me vaj avokadoje dhe arre. Sic trhame edhe me siepr, Vit E e ben kete nje antioksidant te persosur, vit E zgjidh shume problem te moshes, si rudhat, poret e hapura apo kapilaret. Radikalet e lira japin maksimumin e tyre ne shakterrimin e lekures dhe qelizave te saj por aplikimi i rregullt i vajit te ljathise do ten a ndihmoje per te eliminuar veprimet negative te radikaleve e lira.
Perdorimi per floket. Shume e shume njerez sot po i lyejne floket qofte per mode qofte per te mbuluar thinjat. Por larja e shpeshte I ben ato te duken te zbehta dhe pa jete. Per ta mbajtur bojen sa me gjate dhe intensive, aplikoni vaj Lajthie para larjes normale me shampoo. Kjo gjithashtu e forcon flokun, dhe i jep shkelqim, butesi e gjalleri fale vitamines E.