English

Obama shprehet, larg financimeve të dyshimta

Fushatat për zgjedhjen e presidentit kanë përfshirë gjithë Amerikën.
Kampi i fushatës për rizgjedhjen e presidentit Obama thotë se ka kthyer disa donacione në vlerën e 200 mijë dollarëve të bëra nga një familje e një pronari meksikan kazinoje i cili kishte transportuar drogë dhe akuzohej për mashtrime në Shtetet e Bashkuara.
Fushata njoftoi sot se do të rikthente të gjitha kontributet që kishin lidhje me vëllezërit e Çikagos, Carlos dhe Alberto Rojas Cordona pasi gazeta “The New York Times” hodhi dyshime rreth aktivitetit të tyre.
Gazeta njoftonte dje se dy personat janë vëllezërit e pronarit të kazinosë Juan Jose Rojas Cordona, i njohur si Pepe, i cili u zhduk pasi shkeli lirinë me kusht në Iowa në vitin 1994 dhe që prej asaj kohe ka patur lidhje me dhunën dhe korrupsionin në Meksikë.

KOMENTE