English

(VIDEO) Lëvizja Vetëvendosje. Konferencë për media. Uniteti për kompromisin e madh

Nga Konferenca për shtyp e lëvizjes Vetëvendosje.

Lëvizja VETËVENDOSJE! e ka paralajmëruar këtë që po ndodh, që në vitin 2008. Ne thamë atëherë se nuk bën të pranohet plani i Ahtisaarit sepse ai patjetër çon në zgjidhje të tjera edhe më të këqija. Plani i Ahtisaarit gjithnjë mund të shërbejë si plan për plane më të errëta. Në procesin negociator të Vjenës u negociua mes pavarësisë së Kosovës dhe autonomisë së Serbisë. Me vetë faktin që e hodhëm pavarësinë në Pazar na erdhi Plani i Ahtisaarit. Në negociatat e ardhshme që do të mund të ndodhin, do të negociohet mes Planit të Ahtisaarit dhe 4 Pikëshit të Tadiqit. Dhe mesi mund të jetë diçka me keq se Plani i Ahtisaarit. E kështu me radhë.
478
Për të parandaluar këtë çmim këtu e 5 vite më parë në Prishtinë ranë dy dëshmorët e popullit për liri e vetëvendosje -- Arben Xheladini e Mon Balaj. Për të kujtuar dhe nderuar rënien e tyre, Lëvizja VETËVENDOSJE! do të organizojë aktivitete më 10 shkurt për të cilat gjatë dy ditëve të ardhshme do të informoheni më hollësisht.

KOMENTE