Shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj kërkoi nga Bashkimi Europian të mos e shpërblejë Serbinë me statusin e kandidatit nëse kjo e fundit nuk i largon strukturat e saj nga veriu i Kosovës.
“Paqja dhe stabliliteti mes Kosovës dhe Serbisë dhe prosperitetit në rajon do të varet nga vendimet që do të merren në Bruksel nga KE. Nëse Serbia shpërblehet me statusin kandidat, pa shpërndarjen e strukturave të policisë dhe sigurisë, pa bërë largimin e barrikadave apo zbatimin e marrëeshjeve të arritura në dialogun teknik, pasojat do të jenë të shkurtra dhe afatgjata”, tha Enver Hoxhaj, Ministër i Punëve të Jashtme i Kosovës.