Mes deputetëve të opozitës dhe ministrave Ridvan Bode dhe Sokol Olldashi ka pasur debate lidhur me bypaset e Fierit dhe të Vlorës.
Opozita ka akuzuar qeverinë për vonesa si rezultat i paaftësisë dhe kostos së lartë për këto 2 rrugë.
Më pas deputeti Arben Malaj ka theksuar: “Është e qartë që projekti Fier- Vlorë është në rast dështimi. Në këtë parlament janë miratuar marrëveshjet financiare për të dyja akset, dhe nuk janë bërë fjalë që vetëm janë vonuar. Vonesat në akset Fier-Vlorë dhe Fier- Tepelenë kanë të bëjnë sepse ministri e devijoi projektin”
Ndërsa Sokol Olldashi ka deklaruar gjithçka po ecën sipas parashikimeve dhe se ky projekt parashikohet të nisë realisht në fillim të verës së këtij viti. "Nuk ka pasur dështim të projektit por problem teknik për të cilën është informuar. Ka pasur shtrirje të hartës së Apollonisë, dhe nuk mund të kalonim përmes Parkut Arkelologjik. Ka pasur një problem për Levan- Vlorë dhe e vetmja mënyrë për të zgjedhur ishte devijimi pasi autostrada prekte pjesën arkeologjike të qytetit të Apollonisë. Projekti i BE ka kosto reale. Për pjesën e Apollonisë ka kosto të përcaktuar qartë. Nuk ka asnjë problem në investimet publike në Shqipëri. I vemti problem që keni ju Malaj është se doni të tregoni radikalizëm”