A keni dëgjuar për sëmundjen e rrallë në botë që quhet "njerëzit ujq"?
Kusht që ndikon vetëm një në një miliardë njerëz do të thotë që trupat e tyre janë të mbuluara qime - duke u dhënë atyre vetulla dhe mjekër tejet të mbuluar si me shkurre.
23-vjeçarja Savita, Monisha 18-vjeçare dhe Savitri Sangli 16-vjeçare, janë 3 motrat në Indi që jetojnë me frikë se nuk do të martohen kurrë për shkak të rritjes së pakontrolluar të qimeve në trupin e tyre.
Vajzat, që jetojnë në një fshat në Indinë Qëndore, kanë trashëguar çrregullimin që prek një në një miliardë persona, të quajtur “hipertrihosis universalis”, nga babai i tyre.
Të treja përpiqen të përmirësojnë gjendjen nëpërmjet disa kremrave të posaçëm, por e vetmja mundësi për shërimin e tyre të plotë është një seancë e kushtueshme lazeri, të cilën ato nuk mund ta përballojnë.
Sipas tyre, kjo është edhe e vetmja mundësi që të martohen dhe të krijojnë një familje, pasi në gjendjen që janë, askush brenda fshatit nuk do të donte t’i merrte për nuse për djemtë e tyre.
Mamaja e tyre Anita Sambhaji Raut, 40 vjeç, shprehet se ajo do të bëjë përpjekje sa të jetë gjallë për ti ndihmuar ato. Ajo ka 6 fëmijë por vetëm tre prej tyre kanë sindromin Werewolf.