Ligjvënësit në shtetin amerikan të Uashingtonit kanë kaluar legalizimin e martesës së homoseksualëve, duke e bërë Uashingtonin shtetin e shtatë amerikan për të mbështetur masën.
Guvernatori demokrat Chris Gregoire pritet të nënshkruajë këtë ligj javën e ardhshme.
Ajo vjen një ditë pasi një gjykatë e Kalifornisë shpalli ndalimin e martesave të homoseksualëve si jokushtetuese.
Martesat homoseksuale janë ligjore në New York, Connecticut, Iowa, Massachusetts, New Hampshire, Vermont dhe Washington, DC.
Ligjvënësit në shtetin e New Jersey-it pritet të votojë për këtë çështje javën e ardhshme dhe martesat e homoseksualëve mund të paraqiten në fletën e votimit në Maine në nëntor.
Por si duket ligji pro martesave homoseksuale po gjen një përhapje në shumë shtete të Amerikës ku pritet të vendoset dhe në Karolinën e Veriut dhe Minesota.
Në tetor, një sondazh i kryer nga Universiteti i Uashingtonit nxorri se 43përqind e të anketuarve do të mbështesën legjislacionin e martesës homoseksuale.
Një tjetër sondazh nxorri se 22 përqind mbështesin që këta të kenë të drejta të barabarta për çiftet e të njëjtit seks por pa i quajtur të martuar.