Ditët e fundit gjendja aktuale në Greqi është tensionuar tej mase. Takime dhe diskutime të shumta janë bërë çdo ditë deri në orët e vona për të gjetur një zgjidhje mbi situatën në Greqi. Por si duket klasa politike përveçse nuk mund ti menaxhojë me sukses ajo ndodhet në udhëkryq.
Është populli ai që po e ndien situatën tejet të rënduar që prej 2 vjetësh që kjo katrahurë filloi të ndiheshe.
Qeveria e kryeministrit Papademos, që mbështetet nga koalicioni i tre partive PASOK, Demokracia e Re dhe LAOS, e cila kërkon të miratojë paketën e masave të rrepta duket se ka hasur pengesa tepër të forta, duke sjellë protesta masive të sindikatave kudo nëpër Greqi.
Gjithashtu, hidhërimi i madh që i është shkaktuar popullit nga masat e marra, të njëpasnjëshme, shkurtimi i rrogave, pushimet në masa nga puna në administratën shtetëror si dhe në sektorin privat, kanë detyruar partitë e koalicionit që mbështesin qeverinë Papademos të rishikojnë politikat e tyre me qëllim që të mos humbasin edhe më votues, pasi që të tre këto parti, sipas treguesve të fundit, rezultojnë në një rënie drastike.
Kështu kryetari i partisë ekstremiste të djathë LAOS, Jorgos Karaxhaferris, në një deklaratë të tij, të dhënë sot për mediat deklaroi se deputetët e partisë që ai drejton, nuk do t’i votojnë masat e reja. Ai nuk u kërkoi katër deputetëve që mbajnë nga një post ministror në qeverinë e përkohshme të japin dorëheqjen, por i la ata në dispozicion të kryeministrit Papademos, ku dhe i deklaroi atij mbështetjen e partisë së LAOS.
Por nuk zgjati shumë dhe ministra të tjerë dhanë dorëheqjen.
Ata janë :
Giannis Kutsukos -Zëvendësministër i Punës, PASOK.
Marliza Ksenogiannakopulu -Zëvendësministre e Jashtme, PASOK.
Makis Voridis -Ministër i Transportit, LAOS.
Adonis Georgiadis -Zëvendësministër pranë Ministrisë Detarë, LAOS.
Jorgos Georgiu -Zëvendësministër i Mbrojtjes, LAOS
Asterios Rontouli -Zëvendësministër i Bujqësisë, LAOS.
Tani Kryeministrit i del një punë e re për reformimin e qeverisë.