Biberoni është menduar për të kënaqur nevojën e bebit tuaj për të thithur, por jo për të zëvendësuar vaktet. Pra, afrojini bebit tuaj biberonin ndërmjet vakteve ose pas vaktit, atëherë kur jeni të sigurt se bebi është i ngopur.
Disa prindër nuk duan që t’ua ofrojnë bebironin fëmijëve ose ia japin me vonesë, prandaj bebi dhe e refuzon. Nëse fëmija është mësuar të thithë gishtin, me siguri do ta refuzojë biberonin, sepse tashmë është mësuar me ndjenjën e gishtit në gojë.
Prindërit kanë mendime të ndryshme mbi biberonët për nga forma. Disa nuk pranojnë idenë të qetësojnë bebin me një objekt dhe të tjerë mendojnë në mënyrë të gabuar, se biberonët mund ta dëmtojë. Biberonët nuk shkaktojnë ndonjë problem mjekësor apo psikologjik. Ai është menduar për të kënaqur nevojën e bebit tuaj për të thithur, por jo për të zëvendësuar vaktet.