Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka vendosur dhe ka dhënë urdhër për shoqatën e bukëpjekësve që buka nuk do të shitet më as e prerë dhe as në qese plastmasi, psi përbën një nga rreziqet kryesore për shëndetin e njeriut.
Por Shoqata e bukëpjekësve kërkon nga AKU që të ndryshohen edhe proçedurat e dhënies së liçensave për furrat të ketë një kontrroll sa më të rreptë nëpër dyqanet, pasi buka që tregëtohet në shumicën e rasteve prodhohet nga furrat në periferi që nuk kanë leje dhe nuk kontrollohen nga AKU.
Një tjetër kërkesë që Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, i vuri Shoqatës së bukëpjekësve është edhe etiketimi i bukës, ku të paraqiten të gjithë të dhënat e saj, si pesha dhe të dhënat e tjera.