Kreshnik Spahiu dha sot dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Spahiu gjatë një konference për shtyp, theksoi se shkak për këtë janë presionet e vazhdueshme të pushtetit, që kanë nisur që në vitin 2008.
“Marr vendimin të largohem nga detyra se kjo nuk është një luftë personale. Karriget ashtu si dhe jeta janë të përkohshme, kauzat janë të përjetshme.
Do t`i drejtohem Gjykatës Kushtetuese si i vetmi arbitër që të zgjidhë konfliktin mes dy pushteteve dhe për t`i thënë stop veprimtarive antikushtetuese dhe nëse Gjykata Kushtetuese do të vendosë në favorin tim unë nuk do të ktheme më në këtë post” ka deklaruar Spahiu"
Gjithashtu ai ka theksuar se që në korrik të 2008 nisi udhën një konflikt pushtetesh, kur ish ministri i Drejtësisë kërkoi mandatin tim, dhe që atëhere do të kalonin 3.5 vite përpjekje, debate për të zgjidhur konfliktin e mosndërhyrjeve të pushtetit ekzekutiv me gjyqësorin. Për tre vite kishim një Kuvend që paralizoi reformën në drejtësi. Reforma u paralizua për shkak të krizës politike në kuvend, sikur të mos mjaftonte kjo që mbajti peng gjithë shtetin dhe refuzimin e statusit, Kuvendi do të miratonte një sërë aktesh që cenonin integritetin territorial dhe identitetin tonë kombëtar”
Së fundmi ai është shprehur: punë të mbarë atyre që më mbështetën përballë një presion agresiv për 4 vite të këtij pushteti, ndërsa atyre që më presin jashtë i them udhë të mbarë në këtë rrugë të gjatë që kemi, dhe më pas ai u largua nga ambjentet e KLD-së duke u bashkuar me aktivistët e Aleancës Kuq e Zi që e prisnin jashtë godinës.