English

Policia tregon akset e pakalueshme

Në qarkun Kukës:

1. aksi rrugor Morinë - Kalimash, i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,

2. aksi Kukës - Krumë, i kalueshëm me zinxhirë,

3. aksi B.Curri - Qafë Morinë, i kalueshëm me zinxhirë,

4. aksi B.Curri - Fierzë, i kalueshëm me zinxhirë,

5. aksi B.Curri - Valbonë, i pakalueshëm,

6. aksi Krumë - B. Curri, i pakalueshëm,

7. aksi Krumë - Qaf Prushi, i kalueshëm me zinxhirë,

8. aksi Kukës - Topojan, i kalueshëm me zinxhirë,

9. aksi Ujmisht - Lusen, i kalueshëm me zinxhirë,

10. aksi Bushtricë - Kala e Dodës në drejtim të Peshkopisë, i pakalueshëm,

11. aksi Shëmri - Qafë Shllak, i pakalueshëm,

12. aksi rrugor Topojan - Shishtavec, i pakalueshëm,

Po punohet për pastrimin e rrugës dhe hedhjen e kripës, në të gjitha akset nacionale në këtë qark. Temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta, por gjatë natës ka pasur reshje dëbore të dobëta. Gjithashtu ka edhe shtresa akulli në pjesë të ndryshme të rrugëve ku është prezent uji, por po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Dibër:

1. aksi rrugor Peshkopi - Bulqizë - Klos, i kalueshëm me zinxhirë,

2. aksi rrugor Klos - Burrel - Ulëz, i kalueshëm pa zinxhirë,

3. aksi Bulqizë - Shupenzë - Ostren, i kalueshëm me zinxhirë,

4. aksi Krastë - Bulqizë, i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,

5. aksi rrugor Peshkopi - Sllovë - Kala e Dodës në drejtim të Kukësit, i pakalueshëm,

6. aksi Peshkopi - Muhurr - Arras, i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,

7. aksi Arras - Zall Dardhë - Reç, i pakalueshëm,

8. aksi Stëblevë - Librazhd, i pakalueshëm,

9. aksi Arras - Lurë, i pakalueshëm.

Po punohet për pastrimin e rrugës dhe hedhjen e kripës, në të gjitha akset nacionale në këtë qark. Temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta, por gjatë natës ka pasur reshje dëbore të dobëta. Gjithashtu ka edhe shtresa akulli në pjesë të ndryshme të rrugëve ku është prezent uji, por po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Shkodër:

1. aksi rrugor Shkodër - Mabe, i kalueshëm pa probleme,

2. aksi rrugor Shkodër - Koman, i kalueshëm me zinxhirë, pasi ka ngrica,

3. aksi Qaf Çelë - Pukë - Fushë Arrës, i kalueshëm me zinxhirë,

4. aksi Fushë Arrës - Qafë Mali- Qafë Shllak, i pakalueshëm,

5. aksi Fushë Arrës - Gjegjan - Shpal, i kalueshëm me zinxhirë,

6. aksi Koplik - Hani i Hotit, i kalueshëm, por ka ngrica,

7. akset Koplik - Razëm, i kalueshëm me zinxhirë,

8. aksi Bogë - Theth, Selcë - Vermosh të pakalueshme, po punohet për pastrimin e tyre,

9. akset në drejtim te Dukagjinit, të pakalueshme,

10. aksi Qafë Mali - Dardhë - Fierzë, i pakalueshëm,

11. aksi Fushë Arrës - Iballë, i pakalueshëm.

Po punohet për pastrimin e rrugës dhe hedhjen e kripës, në të gjitha akset nacionale në këtë qark. Temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta, por gjatë natës ka pasur reshje dëbore të dobëta. Gjithashtu ka edhe shtresa akulli në pjesë të ndryshme të rrugëve ku është prezent uji, por po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes në të gjitha akset rrugore. Në rrethin e Pukës ka rënje ortekësh në drejtim të Qafë Malit, prandaj janë te bllokuara rrugët. Po punohet për pastrimin e tyre.

Në qarkun Lezhë:

1. aksi Rubik - Kalimash, i kalueshëm pa zinxhirë,

2. aksi rrugor Mirdit - Shpal - Fushë Arrës, i kalueshëm me zinxhirë,

3. në zonat e thella të Mirditës në drejtim të Lurës, akset rrugore janë të pakalueshme.

Në të gjitha akset rrugore nacionale lëvizja e automjeteve është e kalueshme dhe po punohet me entin pronar të rrugëve për hedhjen e kripës dhe skorieve, sidomos në Autostradë.

Në qarkun Tiranë:

1. në drejtim të Qafë Krrabës, i kalueshëm pa zinxhirë,

2. në drejtim të Dajtit, i kalueshëm pa zinxhirë,

Në qarkun Elbasan:

1. aksi Librazhd - Qafë Thanë, i kalueshëm pa zinxhirë,

2. aksi Elbasan - Qafë Krrabë, i kalueshëm,

3. aksi Librazhd - Bulqizë, i bllokuar, po punohet për pastrimin e këtij aksi.

Në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja është normale.

Në qarkun Korçë:

1. aksi rrugor Kapshticë -Korçë - Qafë Thanë, i kalueshëm pa zinxhirë,

2. aksi rrugor Boboshticë - Dardhë dhe aksi rrugor Korçë - Voskopojë janë të kalueshme me zinxhirë,

3. aksi Korçë - Ersekë - Leskovik, i kalueshëm me zinxhirë,

4. aksi Korçë - Goricë, i kalueshëm pa zinxhirë,

Po punohet për pastrimin e rrugës dhe hedhjen e kripës, në të gjitha akset nacionale në këtë qark. Temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta, por gjatë natës ka pasur reshje dëbore të dobëta. Gjithashtu ka edhe shtresa akulli në pjesë të ndryshme të rrugëve ku është prezent uji, por po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Berat:

1. aksi Bogovë - Skrapar kalohet pa zinxhirë, po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes.

Në të gjitha akset rrugore lëvizja është normale.

Në qarkun Gjirokastër:

1. aksi Kakavijë - Gjirokastër - Tepelenë kalohet pa zinxhirë,

2. aksi Tepelenë - Përmet është i kalueshëm pa zinxhirë,

3. aksi Përmet - Çarshovë është i kalueshëm me zinxhirë,

4. aksi Jorgucat - Qafa e Muzinës, i kalueshëm pa zinxhirë,

Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.

Në qarkun Vlorë:

1. në segmentin rrugor Vlorë - Llogara lëvizja e automjeteve kryhet pa zinxhirë dhe po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes.

Në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja e mjeteve bëhet normalisht pa probleme.

KOMENTE