English

Sokol Marku qëllon për vdekje babin e tij Zef Marku

Ky vit ka nisur jo mirë, nuk ka ditë që policia e shtetit të mos raportojë raste me humbje jete në mënyra nga më të ndryshmet. Ç'bëhet kështu vallë?

Vrasje të qëllimshme, vrasje aksidentale, e tmerrshme akoma më shumë kur djali vret babain.

Ngjarja ndodhi në fshatin Prekal të Shkodrës, që është izoluar nga bora. 18-vjeçari Sokol Marku ka qëlluar me armë zjarri të atin, 45-vjeçarin Zef Marku, të cilit i ka shkaktuar plagë vdekjeprurëse.
Nuk dihen ende motivet e kësaj vrasjeje, ndërkohë që policia ka nisur hetimet.

KOMENTE