Ifermierja 45 vjeçare vdes 2 ditë pas sesionit të saj përfundimtar të kirurgjië kozmetike.
Susannah Bone nënë e dy fëmijëve kishte pasur kohët e fundit tri seancat e Botox, trajtim për venat e fytyrës, në një një sipërmarrje të teknologjisë së lartë.
Trupi i saj u gjet pa jetë në divanin e shtëpisë së saj, nga policia e cila ishte lajmëruar nga të afërmit e saj pasi nuk përgjigjej dhe skishte kontaktuar.
Bone kishte patur dhe probleme me depresionin sidomos pas lindjes së dytë të djalit dhe ndërkohë ajo kurohej dhe për këtë.
Nëna e saj pasi u pyet tha se ajo kishte patur njherë një reagim negativ ndaj dozave të larta të antidepresuesëve. Por mjeku patolog tha se nuk kishte zbuluar shkakun e vdekjes pasi ai nuk kishte shumë prova dhe më pas u la që ajo vdiq nga shkaqe të panjohura. Por kur e ëma e saj i tha jurisë që ajo merrte trajtime bukurie atëherë hetimi filloi përsëri dhe nëna tregoi se para se të vdiste, pas trajtimit ajo kishte patur 12 orë të vjella në njërën prej atyre ditëve.
Pra një shkak tepër i mundshëm ka qënë dhe reaksioni i shkaktuar nga medikamentet kozmetike.
Ndaj kujdes të gjitha ju që i përdorni dhe vendosni për ndërhyrje kozmetike.