Në fshatin Restelicë të komunës së Dragashit dy persona kanë vdekur dhe 9 të tjerë ndodhen nën gërmadha si pasojë e rënies së ortekut.
Orteqet e borës kanë rënë mëngjesin e sotëm duke mbuluar e shkatërruar 15 shtëpi me gjithësej 11 banorë.
Akoma nuk dihet gjë për 9 banorë të tjerë me të cilët ka humbur çdo kontakt.
Për ti ardhur në ndihmë kanë shkuar dhe forcat e KFOR-it me helikopter por përpjekjet kanë qenë pa rezultat. Gjithashtu ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës janë nisur me të gjitha makineritë, por koha është shumë e keqe dhe është e vështirë të depërtohet deri në atë fshat.
E gjithë Kosova është përfshirë nga situata e keqe e motit dhe reshjet e shumta të dëborës kanë bllokuar fshatra të tërë të cilët kanë mbetur të izoluar sidomos në komunën e Pejës.
Instituti meteorologjik shprehet reshjet pritet të ndalen deri nga e hëna dhe më pas të kemi një rritje temperaturash.