English

A na dobëson pirja e duhanit? Studim

Shumë veta e pijnë duhanin për qejf, disa për dobësim, disa për të hequr mërzitjen dhe disa pse jo dhe për tu dukur më të mëdhenj apo më seroizë. Kështu shprehen dhjetra të intervistuar në studimet e ndryshme që bëhen lidhur me pirjen e duahnit. Por studimi që është bërë, ka studiuar rastin kur pirja e duhanit redukton kilogramët e tepërta.
Shkencëtarët amerikanë kanë zbuluar mënyrën sesi nikotina zvogëlon oreksin, gjë që, një ditë, do të mund të ndihmonte në largimin e mbipeshës.
Duhanxhinjtë, marrë në përgjithësi, janë më të dobët (kanë më pak kile) sesa njerëzit që nuk pinë duhan, kurse studimi i bërë në Universitetin “Yale” tregon sesi nikotina aktivizon neuronet e caktuara në pjesën e trurit që quhet hipotalamus.
Këto neurone më pas “mashtrojnë” trurin se ka marrë sasi të mjaftueshme të ushqimit, gjë që shpjegon faktin pse duhanxhinjtë kanë një oreks më të vogël, thotë autorja e studimit, Marina Picciotto, profesoreshë e neurobiologjisë dhe farmakologjisë në “Yale”.
Por, këto nuk janë neuronet e njëjta të cilat janë përgjegjëse për vartësi nga nikotina. ”Janë të shumtë ata duhanxhinj që thonë se nuk e lënë duhanin për shkak se kanë frikë që do të shtojnë në peshë. Për këtë shkak, ne duam që t’u ndihmojmë njerëzve që të mos shtojnë në peshë pasi që të heqin dorë nga pirja e duhanit, si dhe shpresojmë t’u ndihmojmë njerëzve që të largojnë kilet e tepërta, shpjegon Picciotto

KOMENTE