English

Asnjë ndihme s'ka shkuar në Veri sepse shteti ka rënë shprehet Edi Rama

“Asnjë ndihmë s`ka shkuar në Veri prej dy javësh dhe ndihmat që mund të shkojnë nga sot do jenë thjesht mediatike, sepse shteti ka rënë!”
- është shprehur në rrjetin social Twitter Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, pas deklaratave të kryeministrit Berisha në Kukës që do merren masa për t`u ardhur në ndihmë banorëve të izoluar nga dëbora.
Ai ka theksuar më tej se kryeministri mund të gënjejë për ngricën që ka bllokuar ekonominë po s`mund të fshehë dot dëborën që ka bllokuar Veriun e gjunjëzuar tërësisht shtetin.

“Kjo qeveri s`ka asnjë fuqi për të përballuar emergjenca, arka e shtetit është bosh kurse shteti është rrënuar në moral e në profesionalizëm!” ka shtuar Rama.
Por ai ka theksuar edhe se deklarimet e kryeministrit në veri për fonde për banorët është kopje e premtimeve që bëri për Shkodren e përmbytur por që askush s`është ndimuar me fonde ende sot.

KOMENTE