English

Burri kërkon divorcin përmes radios ditën e Shën Valentinit

Dhe 2 ditë na ndajnë nga festa e të dashuruarve.
Shumë gra presin të mrrin lue, çokollata, dhurata të tjera apo ndonjë propozim për martesë.

Ndërsa në Zelandën e Re pritet të ndodhë një gjë krejt e kundërta po atë ditë por në mënyrë publike.

Ajo do të marrë divorcin nga burri i saj, i cili do ta kërkojë në mënyrë publike përmes një stacioni kombëtar radio "The Rock", i cili përmes programit "fitoni një divorc" ka nxitur të gjithë ata që duan divorcin ta bëjnë përmes këtij programi dhe për këtë ata shpërblehen mjaft mirë.

Por ky program ka ngjallur polemika të shumta dhe ku përfaqsues të familjes së parë në NZ ka thënë që programi kënaqet me mjerimin e të tjerëve dhe është mjaft ndikues negativ.

Por ky stacion njihet për këto lloj programeh ashtu si vitin e kaluar u bë mjaft i dëgjueshëm për emisionin "fitoni një grua" ku fituesi përfitoi një udhëtim 12 ditor në Ukrainë ku do të gjente dhe gruan e tij.

KOMENTE