Epo dhe para për tu ngrohur është mënyra më efikase që është përdorur në Bankën Qendrore të Hungarisë e cila ka dhuruar paratë e vjetra për organizatat humanitare që t' shfrytëzojnë ato si mejte për ngrohjen në këto temperatura të ftohta.
“Për Bankën Qendrore me rëndësi është që t’i shërbejë komunitetit dhe të jetë e përgjegjshme.
Ne nuk do t'i asgjesojmë këto 50 tonelata para të vjetra,por ua kemi dhënë organizatave humanitare, të cilat do t’ua dhurojnë njerëzve si mjete ngrohjeje.
Studimi jonë tregon se paratë e grira mund të jenë shumë të dobishme për personat të cilët nuk kanë mjete ngrohjeje”, ka thënë drejtori i Bankës Qendrore, Barnabas Ferenczi.
Proçesi i grirjes së parave është i mbikëqyrur rreptë, ndërsa punëtorët duhet të veshin rroba pa xhepa gjatë këtij proçesi.